Angjushev: Jugohrom pa filtra nuk mundet të filloj punën


Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev pranoi kërkesën e Sindikatës së punëtorëve dhe drejtorit të kombinatit Jugohrom për takim. Megjithatë Angjushev u shpreh i prerë se pavarësisht këmbënguljes së punëtorëve kombinati nuk mund të rifillojë me punë pa i vendosur filtrat. Angjushev gjatë vizitës së tij në Tetovë shtoi se ndihma e vetme që mund t`i bëj Jugohromit është gjetja e një zgjidhjeje mes bankave dhe kompanisë që të sigurohen mjete për vendosje sa më të shpejtë të filtrave.

-Ne si Qeveri bëmë gjithçka që ta inkurajojmë pronarin e Jugohromit që ta vë filtrin sepse e dini sa e ndjeshme ishte tema e ndotjes që bënte Jugohromi.. qëllimi është që të ndërtohet filtri dhe të kujdesemi edhe për ekonominë por edhe shëndetin e banorëve…bisedojmë intensivisht me bankat sepse ne si shtet mund t`i inkurajojmë dhe t`i ndihmojmë me masat që i miratuam me Ligjin sepse shteti nuk jep dot para në firma private pa bazë – tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike./alsat