Angjeshev: Pensioni social shtetëror nuk do të jetë ngarkesë e madhe për buxhetin


Vendosja e pensionit për të gjithë qytetarët e moshuar, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, nuk do të paraqesë ngarkesë të madhe për buxhetin, ndërsa do të zgjidhet një problem i një numri të madh të qytetarëve.

“Jemi dëshmitarë se shumë mjete nga Buxheti janë shpenzuar në mënyrë jodedikuese. Mendoj se me një numër të vogël të mjeteve ose me një sasi të vogël të mjeteve nga Buxheti i RM-së do të zgjidhen problemet e një numri të madh të qytetarëve të cilat janë nga gjeneratat më të moshuara, ndërsa në këtë rast nuk realizojnë kurrfarë të ardhurash. Ashtu që vetëm me zëvendësimin e parave për një përmendore sa pensionistë dhe sa persona të moshuar do të merrnin kompensim dhe jetë më dinjitoze”, tha Angjushev.

Lidhur me regjistrimin e personave fizikë si obligues të TVSH-së ai konsideron se kjo zbatohet disa vite prapa, por konsideron se duhet të mendohet në drejtim që të përmirësohet ky mekanizëm dhe të mos dëmtohen paguesit e kategorive më të ulëta dhe të rritet pragu i cili tani është në një milion denarë.