Analizë: Ballkani në NATO, garanton paqe dhe imunizim në sferën e sigurisë


Zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit, do të sjell stabilitet të qëndrueshëm politik, siguri më të madhe për qytetarët, zhvillim ekonomik e shumë pëparësi tjera në Ballkan, kështu vlerësojnë eksperët e analistë politik duke folur mbi sigurin dhe stabilitetin e Ballkanit viza-vi anëtarësimit të vendeve të rajonit NATO.

Doktoranti i shkencave të sigurisë, Hasim Murtezani thotë se NATO përveç asaj që garanton paqe dhe imunizim në sferën e sigurisë, ajo do risë dhe stimulojë dhe ngritjen ekonomike të shtetit.

“Sigurishtë se ç’do shtet i cili bëhet anëtar i kësaj familje të fuqishme ushtarako strategjike dhe politike, ka veshur një “jelek imunitar” i cili i siguronë garanci në shumë këndvështrime. Sa më shpejtë të realizohet anëtarësimi i shteteve joanëtare, aq më i qetë do jetë Ballkani nga ç’farëdo tendence destabilizimi ( apo infuencimi rus). Të mos harojmë se anëtarësimi në NATO përveç asaj që garanton paqe dhe imunizim në sferën e sigurisë, ajo do risë dhe stimulojë dhe ngritjen ekonomike të shtetit, sepse gjithë investitorët kërkojnë që investimet e tyre ti realizojnë me një vend i cili nuk kanoset nga “fortuna” të natyrave të ndryshme që do ti vendosnin në rezik investimet e tyre. Sa më i shpejtë të realizohet ky anëtarësim aq më shpejtë shteti dhe qytetarët e saj do fillojnë ti ndjejnë benefitet pozitive nga kjo familje e madhe”, thotë për Zhurnal, Hasim Murtezani, ekspert i sigurisë.

Nga ana tjetër, analisti politik Urim Saliu thekson se vendet e Ballkanit janë në një moment delikat sidomos që sa më shumë që përqendrohet ose fokusohet Faktori Ndërkombëtarë për këtë rajon, aq më shumë tensionohet situata brenda këtyre vendeve.

“Kjo i ka vënë në një depresion politik qeveritë e rajonit të Ballkanit sepse për t’u bërë pjesë e strukturave të tilla si NATO apo edhe BE duhet që përmbushen disa detyra nga këto qeveri që kanë probleme me përplasje të ndryshme politike por edhe duhet të kenë një strategji se si do të duhet të veprojnë proporcionalisht me atë që kërkohet nga Faktori Ndërkombëtarë. Anëtarësimi në NATO bën detyrën kryesore- forcon stabilitetin e brishtë të vendeve të Ballkanit, gjithnjë të kontrontuara mes tyre dhe aq më tepër kur akoma ka shtegje konfliktesh të mundshme midis tyre përfshirë Bosnjen Kosovën dhe Maqedoninë”, thekson për Zhurnal, Urim Saliu, analist.

Sipas tij, sa më shpejtë që këta vende të bëhen pjesë e strukturave të NATO-s ,aq më e sigurtë është paqja afatgjate në këtë rajon konfliktuoz.

“Në të kundërtën një situatë pesimiste e pret rajonin që përballet me sfida të shumta përfshirë korrupsionin, ekonominë thuajse në kolaps, papunësinë, problemet e thella politike të brendshme që mjaftojnë për të krijuar momente të padëshiruara”, nënvizon Saliu.