Analistët: Takimi Mickoski-Ahmet, më shumë se përurim


Takimi i krerëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Micoski dhe Ahmeti ka qenë më shumë se një takim përurimi, thonë analistët. Sipas Petar Arsovskit, me ndihmën e Ali Ahmetit, VMRO-DPMNE dëshiron të tregojë se po ndryshon kursin politik ndaj shqiptarëve. Ai vlerëson se nëse me të vërtetë VMRO-DPMNE-ja do kishte ndryshuar qasjen ndaj statusit të shqiptarëve, dhe t’i tërheq 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për gjuhët, ose fare nuk do t\i kishte propozuar të njëjtat.

Kjo shihet haptazi se është një tentim i kryesisë së re të VMRO-DPMNE-së që ta ndërpresë tendencën se kjo parti është politikisht kundër shqiptarëve dhe të japë një frymë të re. Pyetja është se përse Ahmeti u bë pjesë e këtij projekti, duke pasur parasysh se VMRO-DPMNE-ja nuk ka bërë asnjë hap pozitiv kundrejt shqiptarëve. Ne i dëgjuam deklaratat pas takimit, se kinse VMRO-DPMNE-ja është e interesuar që të jetë pjesë e reformave, megjithatë që ajo të ndodhë fillimisht duhet ta de-bllokojnë Parlamentin, t’i tërheqin 35 mijë amendamentet dhe të marrin pjesë në punën e Kuvendit – thotë analisti Petar Arsovski.

Edhe analisti Musliu thotë se pa tërheqjen e amendamenteve, VMRO-DPMNE-ja nuk mund t’i bind shqiptarët se ka ndryshuar linjën e saj.

Gabim e bëri VMRO-DPMNE-ja me këtë bllokim që ia bërë ligjit për gjuhët dhe mendoj se do të ketë problem për ta kthyer vetveten edhe për ta hequr atë gjykim që shqiptarët e kanë për këtë parti – thekson analisti Albert Musliu.

Analistët theksojnë se kushti i vetëm dhe jopublik i VMRO-DPMNE-së për kthimin në Kuvend është amnistia e anëtarëve të saj, në mesin e të cilëve edhe deputetë, të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit./Alsat-M/