Analistët, Maqedonia më tepër se kurrë, afër eurointegrimeve


Qeveria e re është përkushtuar seriozisht në drejtim të përmirësimit të klimës së përgjithshme politike të brendshme, por ka realizuar aktivitetete edhe në raportet rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, plani 3 -6 -9 është në funksion të përshpejtimit të inkuadrimit të Maqedonisë në NATO dhe hapjes së negociatave për anëtarsim në BE.

Kështu vlerëson analisti Naser Zyberi ecurinë politike në drejtim të integrimit në strukturat euro –atlantike.

“Në qoftë se do ti përmbahet dinamikës së paraparë në planin 3 – 6-9, ekzistojnë shansa reale që së paku Maqedonia të merr rekomandim të pakushtëzuar, ti caktohet data për fillimin e negociatave dhe në ndërkohë të jep sinjale se do ta zgjidh kontestin me emrin. Në qoftë se aprovohet një projekt që parasheh se në fazë është çështja e emrit të zgjidhet, Maqedonia mund të merr ftesë për anëtarsim në NATO dhe në ndërkohë ti bën hapat serioz për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe këndej ti hap bisedat për anëtarsim të saj në të gjitha kapitujt që i ka për obligim ti diskutojë” – tha analisti, Naser Zyberi.

Edhe zyrtarët shtetërorë kanë deklaruar vazhdimisht kohëve të fundit se Maqedonia më tepër se kurrë është më afër eurointegrimit dhe se ekziston mundësia serioze që në vitin 2018 ti fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Për këtë shansë edhe Brukseli zyrtar ka njoftuar se vendi ka avancuar mjaft procese politike dhe se do të duhet të jetë në paketin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit, që pritet të bëhet e ditur në publikimin e strategjisë në muajin shkurt.

Për këtë arsye Maqedonia ka afat maksimal që ti arrijë reformat deri në gjysmën e muajit shkurt, kanë theksuar disa herë politikanët e vendit dhe ato ndërkombëtar.