Amdi Bajram do të jetë deputet i Lidhjes së Romëve, e jo pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në


Deputeti nga Lidhja e Romëve, Amdi Bajram para fillimit të vazhdimit të seancës kuvendore paralajmëroi se prej sot në Kuvend do të veprojë si deputet i kësaj partie, e jo si pjesë nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në.

“Deri sot isha deputet i Lidhjes së Romëve në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa prej sot do të veproj si deputet nga Lidhja e Romëve”, theksoi deputeti Bajram.