Ambasada e SHBA-ve reagon për këshilltarët e Zaevit, Xhezair Shaqirin dhe Lube Boshkovskin


Emërimi i Xhezair Shaqirit këshilltarë i posaçëm në Qeverinë Zaev ka nxitur reagime të shumta. Së fundmi ka reaguar edhe përfaqësia diplomatike amerikane. Nga atje për “Nezavisen Vesnik” thonë se kanë shprehur shqetësime deri tek Qeveria e Maqedonisë për emërimin e Xhezair Shaqirit dhe Lube Boshkovskit për këshilltar, shkaku se këta dy persona  janë në listën e tyre të zezë.

“Lista e zezë përdoret për të bllokuar dhe kufizuar udhëtimin e qytetarëve të padëshiruar në Amerikë për shkak të sigurisë kombëtare, thonë nga  Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Lista SDN, që njihet ndryshe si “Lista e Zezë” e Amerikës për shtetasit e huaj, sipas ambasadës amerikane në Shkup “është një mjet i rëndësishëm që përdoret për bllokimin e aseteve dhe kufizimin e udhëtimit për të përmbushur politikën e jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të SHBA-ve”