Aliu: Nuk ka nevojë simpatizuesit e ASH-së dhe të Lëvizjes Besa të bien në kurth


Shkruan: Qenan Aliu

Janë gjëra ndonëse të pakuptimta por kështu janë të definuara me norma. Nuk ka nevojë simpatizuesit , anëtarët dhe militantët e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa të bien në kurthet e rrjeteve sociale të cilat ndoshta kanë për qëllim përçarjen e tyre, për çështje protokollare.

Kryetari i ASH-së Zijadin Sela pa mëdyshje se ka dëshmuar se gjithmonë ka shpërfaqur gadishmërinë e takimeve sepse Demokracinë e kupton si DIALOG në ecje, ndërsa kryetari i LB-së konform rregullativës aktuale në takimin e dytë ka qenë i ftuar në takimin e liderëve në formatin e ashtuquajtur ( 4 PARTI ), pavarësisht situatës juridike aktuale në këtë parti.

Konstituimi i KSHZ dhe përbërja e saj është e përcaktuar me Kodin zgjedhor, andaj kryeministri pavarësisht asaj se si ka konkluduar për të ritë shumicën parlamentare fundja është e drejtë e tij, por rregullativa për konstituim të trupit zgjedhor kërkon subjektin politik përcaktues. Dhe fundja plotësisht është e njohur se numrat janë fakte të pamohueshme, por duhet dalluar Zgjedhjet parlamentare nga ato lokale. Prandaj kjo çështje as duhet e as që bënë të jetë shkas për përçarje eventuale. A

SH-ja dhe LB duhet të jenë në një FEDERATË POLITIKE .Por sesi i perceptojnë dhe sesi duhet të veprojnë Sela dhe Kasami ndaj truqeve të premierit Zaev të shpërfaqura nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare e deri më tani është çështje për të cilën do tju shkruajmë pas pak ditësh.

Ja se çka shkruan në Kodin zgjedhor për këto NOCIONE për të cilën sot bëhet fjalë ; (Nocione të caktuara në kodin zgjedhor kanë këto kuptime ; ) (NENI 2) PIKA 9.,,POZITA,, përbëhet nga partitë politike në PUSHTET të cilat në zgjedhjet e fundit për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë kanë fituar më shumë vota ; 10.,,OPOZITA,, përbëhet nga partitë politike në OPOZITË të cilat në zgjedhjet e fundit për deputet në Kuvendin e Maqedonisë kanë fituar më shumë vota.