Ali Ahmeti mbështet zgjerimin e shumicës parlametare


“Bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare kanë vazhduar edhe gjatë kësaj fundjave, ndërsa procesi i plotë pritet të përfundojë në fund të këtij muaji”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev, gjatë konferencës së sotme me gazetarët.

Ai shtoi se ka mbështetje edhe nga partneri i tij i koalicionit, Ali Ahmeti, për zgjerimin e koalicionit qeverisës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjerimi i shumicës parlametare është i nevojshëm, për shkak të çështjeve serioze dhe efikasitetit të Kuvendit”, tha Zaev.

Ai në konferencën e sotme gjithashtu njoftoi se negociatat me Greqinë për çështjen e emrit janë drejt përfundimit dhe se së shpejti do të ketë marrëveshje./Telegrafi/