Aleati i Gruevskit do të kandidojë për president në zgjedhjet e 2018


Todor Petrov, nga Kongresi botëror maqedonas, sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” ka deklaruar se ende ka ambicie për të qenë kryetar i Republikës së Maqedonisë, përcjell Fol.

“Ndoshta do të kandidoj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2019. Unë nuk jam anëtar i ndonjë partie politike. Ndoshta unë do të jem kandidat i pavarur, ndoshta me mbështetjen e ndonjë partie”, ka thënë Petrov.
Rreth situatës në vend tha se VMRO-DPMNE vepron si një opsion i vështirë që nuk do të ndryshojë emrin dhe identitetin dhe prandaj ka ardhur deri te ri-zgjedhja e qeverisë.

KBM dhe Petrov ishin pjesë e Qeverisë së kaluar, duke pasur edhe pozita drejtorësh dhe duke gëzuar beneficione të ndryshme. Ai ishte ideatori për vendosje ne kryqit në Butel të Shkupit