Aleanca për Shqiptarët nuk qartëson dilemën për referendumin: është PËR apo bojkoton?


Deputeti Ziadin Sela dhe lider i partisë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) u shpreh “i përmbajtur” në seancën e shpalljes së referendumitu, e cila sipas zëdhënësit, Fakron Bexheti “ishte mesazh për koalicionin qeveritar – si nuk duhet anashkaluar opozita shqiptare”, shkruan Portalb.mk.

Edhe pas të shprehurit si “i përmbajtur”, nga ASH-ja nuk deklarohen se si do ta ftojnë elektoratin e saj të votojë në referendum, me: “  ‘Bojkotim’, ‘kundërshtim’ apo ‘pranim’ të Marrëveshjes me Greqinë për anëtarësim në NATO dhe BE”, pasi që sipas tyre, shqiptarët nuk kanë nevojë që t’ju bëhet fushatë për referendum.

“Shqiptarë nuk kanë nevojë që t’ju të bëhet fushatë për t’i bindur dikush për rëndësinë e BE-së dhe NATO-s, ngase pikërisht politika e deritanishme dhe qeveritë shumta, ku ka marrë pjesë aktive BDI, ua kanë pamundësuar integrimin e tyre në BE dhe NATO. Fushata jonë politike do jetë duke kërkuar llogari nga BDI, që i ka izoluar shqiptarët deri tash. I ka varfëruar dhe i ka lënë pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenie sociale, dhe pa vende te punës”, tha për Portalb.mk zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti.

Kujtojmë që disa banorë të Maqedonisë, maqedonas të afërt me ideologjinë e VMRO-DPMNE-së, janë për bojkot të referendumit, dhe këtë me të madhe e përhapin në rrjetet sociale.

Zëdhënësi Bexheti kujtoi edhe njëherë se ASH përkrah propozim – emrin e  ri të Maqedonisë, kurse kundërshton përjashtimin e identitetit shqiptar dhe gjuhës shqipe në Marrëveshjen me Greqinë, por thonë se do të insistojnë që gjuha shqipe të futet në Kushtetutë.

“Qëndrimi i ASH është i njohur, se jemi të pakomromis për proceset euroatlantike, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por jemi gjithashtu të pakompromis, për ta ruajtur dhe trajtuar identitetin dhe gjuhën shqipe, si kategori kushtetuese, njëjtë siç është rasti me bashkëqytetarët tanë maqedonas”, tha Bexheti.