Aleanca për Shqiptarët mobilizohet për Kongresin e ardhshëm partiak


Aleanca për Shqiptarët ka përcaktuar disa pika lidhur me përgatitjet për Kongresin e ardhshëm partiak të caktuar për 11 mars.

Nga shërbimi për informim i ASH-së theksuan se në mbledhjen e Këshillit qendror janë diskutuar disa pika që kanë të bëjnë me organizimin e kongresit, por janë edhe shqyrtuar edhe pikat e tjera si: Raporti i Këshillave vendore për anëtarësimin në kuadër të ASH, shqyrtimi i Rregullores së punës për Kuvendin e Degëve të ASH, caktimi i datave për mbledhjet e Këshillave vendorë për zgjedhjen e organeve partiake si dhe propozime të anëtarëve të këshillit për procesin organizativ të kongresit të parë.

Nga kjo parti theksuan se janë diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale në vend si dhe afirmimin e mëtejmshëm të qëndrimeve partiake për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, si dhe zbatimin e planit të reformave, miratimin e ligjeve që tangojnë shqiptarët, dhe që janë pjesë e platformës politike të ASH-së.