Aleanca për Shqiptarët kritikon ashpër qeverisjen LSDM-BDI


Aleanca për Shqiptarët vitin e parë të qeverisë së re LSDM-BDI e vlerëson si të dështuar sepse shumë premtime që kryeministri Zaev i ka dhënë kanë ngelur pa plotësuar. Sipas zëdhënësit të ASH-së Flakron Bexheti, ligji për përdorimin e gjuhëve akoma po zvarritet, nuk kanë filluar akoma reformat në shëndetësi dhe arsim si dhe shumë reforma të tjerë kanë dështuar.
“Zhagitja e hyrjes në fuqi e Ligjit të Gjuhës shqipe, që ishte projekti më serioz i Marrëveshjes së Ohrit dhe mosgatishmëria e Kryetarit të Parlamentit ta shpall ate në Fletën zyrtare, dëshmoi se BDI, nuk ka kapacitete të plota qeverisëse, – deklaruan kështu në presskonferencën e ditës së sotme të ASH në 1 vjetorin e formimit të qeverisë së re.

Në kuadër të 1 vjetorit të formimit të Qeverisë së re, ASH me anë të një presskonference rradhiti të gjitha dështimet, siç i quajtën nga kjo parti, premtimet e parealizuara. Qeveria LSDM–BDI e cila e nisi rrugetimin e vetë si Qeveri Reformatore, e që nga qytetarët u prit si Qeveri shpëtimi, që do siguronte kushte normale për jetë më të dinjitetshme, nga kjo parti thonë se dështoi në shumë sfera. Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH, përmendi Ligjin e Gjuhës Shqipe dhe Zgjedhjen e Kontekstit të emrit si dy çështje kyçe të cilat janë zhagitur shkak i keqqeverisjes. Zhagitja e hyrjes në fuqi e Ligjit të Gjuhës shqipe, që ishte projekti më serioz i Marrëveshjes së Ohrit dhe mosgatishmëria e Kryetarit të Parlamentit ta shpall ate në Fletën zyrtare, dëshmoi se BDI, nuk ka kapacitete të plota qeverisëse. Mos përfillja e Partive shqiptare opozitare për cështjen e emrin në tryezën e liderëve, per Zgjedhjen e Kontekstit të emrit të Maqedonisë, dhe përfaqësimi i shqiptarëve vetëm nga BDI që sipas rezulltateve të fundit zgjedhore nuk e përfaqëson shumicën e shqiptarëve.’

Përndryshe, në press konferencë poashtu u përmend dështimi në Reformat e sistemit të drejtësisë, dështimi i reformave për zhillim Ekonomik, dështimi i reformave të premtuara në Arsim dhe Shëndetësi etj.”, deklaroi Bexheti.