Alarmante: Për një javë vdesin tetë persona nga gripi sezonal


Tetë persona javën e kaluar e kanë humbur jetën nga gripi. Nga personat të cilët ishin në moshën prej 12 deri në 70 vjeç, pesë janë nga Shkupi dhe nga një janë nga Delveça, Ohri dhe Kavadari, Të gjithë të vdekurit kanë pasur gjendje komorbide, sëmundje koronare, sëmundje kronike obstruktive….

Epidemiologia Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik, informoi se pesë raste të vdekjes janë paraqitur në Spitalin klinik “8 Shtatori” nga të cilët katër javën e kaluar dhe një rast është paraqitur me vonesë nga javët paraprake. Dy raste janë nga Klinika për sëmundje infektive dhe një nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.

Kuzmanovska tha se nga numri i regjistruar i të infektuarve me grip dhe sëmundjeve të ngjashme të gripit i cili e arriti kulmin para javës së kaluar, gjatë javës së fundit nga 25 shkurti deri më 3 mars, është regjistruar numër më i vogël i të sëmurëve për 16,5 për qind nga java paraprake, gjegjësisht 2.678 ose numri i përgjithshëm nga tërë sezoni i cili përfshin vitin 2018/2019 është 15.200 të sëmurë nga gripi që paraqet numër më të ulët nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga sezoni i fundit.

“Numër më të madh të të sëmurëve janë persona të cilët i takojnë grupmoshave prej 15 deri në 64 vjet të cilët përfshijnë më shumë se 60 për qind”, sqaroi Kuzmanovska,

Gjatë javës së kaluar në Institutin për shëndet publik kanë arritur 100 mostra për të cilat është vendosur indikacion se është e mundur të jenë të sëmurë nga gripi.

“Nga materialet më shumë se 50 për qind janë konfirmuar si influencë. Numri i përgjithshëm i të testuarve gjatë këtij sezoni 544 nga të cilët 293 janë konfirmime laboratorike. Në Maqedoni nga numri i përgjithshëm i virozave të konfirmuara si influencë, përqindja më e madhe, pothuajse 80 për qind bëhet fjalë për virusin e influencës tipi A nga nën tipi H1N1 që ishte pandemike në vitin 2009 në vitin 2010 dhe tani mendohet për sezonal, 11 për qind të tjerë i takojnë H3N2 gripit dhe rreth nëntë për qind jo subtipizuese. Për momentin nuk ka prani të konfirmuar të influencës së tipit B virusit tek ne”, theksoi Grozdanovska.

Sipas saj, gripi është e mundur të befasojë me valë të re, sepse siç tha, virusi i influencës i nënshtrohet ndryshimeve të jashtme në strukturën gjenetike dhe antigjenike.