Aktivizohen masat urgjente kundër ndotjes së ajrit


Qeveria në seancë solli masa urgjente kundër ndotjes së ajrit, të cilat hyjë në fuqi prej sot, ndërsa e shqyrton edhe mundësinë për furnizim intervent të pajisjes për mbrojtje personale nga ndotja a ajrit, maska me filtra për pastrim, si dhe për furnizim për pastrues të ajrit për shkolla, qendra shëndetësore dhe kopshte, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Rekomandohet që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, personat me astmë kronike, personat me infarkt të pësuar ose goditje në tru pa dallim të moshës. Të riorganizohet orari i punës për ata të cilët punojnë në ambient të hapur prej ora 11:00 deri në orën 17:00, ndalesë për mbajtje të ndeshjeve dhe manifestimeve tjera në ambient të hapur dhe sigurim i kushteve për aktivitet të rritur të ndihmës së shpejtë, ndihmë shtëpiake dhe shërbim i patronazhit.

Komunat obligohen ta zvogëlojnë çmimin e kartës së transportit urban në periudhën e kushteve jo të volitshme klimatike që do të ishte nxitje e qytetarëve për të shfrytëzuar transportin publik, që të mundësojnë transport falas publik, frekuencë të rritur të autobusëve të NTP-së, në ditë t’i pastrojnë rrugët dhe sipërfaqet e këmbësorëve, t’i rrisin kontrollet e inspektimeve në vendet e ndërtimit, përdoruesit e mbeturinave të naftës dhe serviset që punojnë në ndërrimin e vajrave, autoshkollat t’i realizojnë trajnimet në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 14:30 dhe pas orës 18:00, si dhe furnizime të mallrave në zona të ndaluara të kryhet deri në orën 7:30.

Kompanive ndërtimore iu imponohet të shfrytëzojnë ujë për uljen e pluhurit, gjegjësisht spërkatje, larje e gomave të kamionëve para vendeve të ndërtimit, ndërsa makinat ndërtimore t’i bartin deri te vendi i ndërtimit deri në orën 7:30 të mëngjejsit.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të kryejë kufizim të emisioneve nga B-lejet e integruara dhe kapacitetet më të vogla ekonomike dhe të kryejnë kontroll të shpeshtë të instalimeve të cilat posedojnë A-leje të integruar. Pastaj të zbatojë matje të emisioneve të substancave ndotëse në ambient me laborator të akredituar me qëllim që të konfirmohet nëse zbatohen kushtet e përshkruara në lehe në lidhje me emisionet në ajër, dhe të njëjtit do të marrin rekomandim për ta zvogëluar prodhimtarinë në 50 për qind.

Ministria e Punëve të Brendshme ta aktivizojë dhe ta zbatojë vendimin dhe kontrollin në regjimin tani më të vendosur rrugor për automjete të rënda transportuese, destinacioni i fundit i të cilëve nuk është Shkupi, gjegjësisht ta shfrytëzojnë unazën.

Organet e drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit, si dhe komunat ta kufizojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojnë kufizime në punët e objekteve ku po ndërtohet.

Masat, në pajtim me dekretin e miratuar, hyjnë në fuqi nëse koncetrimi në mes të ditës të grimcave PM10 janë në dy ditët e njëpasnjëshme mbi 200 mikrogramë të matura në të paktën dy stacione matëse. Deri më tani masat janë ndërmarrë nëse është tejkaluar pragu prej pesë ditëve të njëpasnjëshme.