Aksident në Çair, humb jetën një këmbësor


Pesëdhjetë e pesë vjeçari I.K nga Shkup, humbi jetën kur u godit nga automjeti “Audi A3” me tabela të Truqisë, e drejtuar nga Xh.Sh (28) nga Shkupi, ka goditur në rrugën “Kemal Sejfulla”, në Çair të Shkupit.

Siç deklarojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20.

“Nga goditja, personi I.K ka marr lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën e urgjencës pranë kompleksit klinik “Nën Terezë”-Shkup, ku për pak kohë ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB-ja.

Hetime në vendin ngjarjes e kryen Prokuroi Publik dhe ekipi i SPB-së Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.