Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje


Partnerët e koalicionit BDI dhe LSDM kanë qëndrime të kundërta lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Nëse për kryeministrin Zaev propozimi i VMRO DPMNE-së meriton të shqyrtohet, Ali Ahmeti vlerëson se zgjedhjet së bashku me referendumin, nuk janë zgjidhje.

Dy ditë më parë kryeminitri Zoran Zaev bëri të ditur se propozimi i opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ishte i pranueshëm vetëm nëse garanton referendum të suksesshëm.

Nëse këtë e garanton procesi i suksesshëm i referendumit, flas si proces, qytetarët do ta thonë vetë, por nëse arrin sukses procesi dhe e arrijmë censusin që t’i motivojmë qytetarët të dalin për një çështje të këtillë historike, të gjitha opsionet janë të hapura, po madje edhe ky dhe këtë do ta shqyrtojmë së bashku në periudhën që është para nesh – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nga marshi protestues i së dielës në Kavadar kërkoi zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, kushti i opozitës është se nëse ka zgjedhje ato të mbahen sipas modelit të Përzhinos, që do të thotë; 100 ditë para zgjedhjeve të formohet qeveri teknike ku ministri të saj do ketë edhe VMRO-DPMNE-ja, njëjtë sikur para dy viteve që u bë me LSDM-në kur ajo ishte në opozitë. Sipas Mickovskit, zgjedhje të tilla do të shtojnë besimin se procesi i zgjedhjeve do të kalojë në mënyrë të rregullt dhe pa presione.

/Alsat M/