Ahmeti uron besimtarët katolik për Pashkët


Кryetrari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët katolik për festën e Pashkëve.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.

Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe dhembshurisë.

Prandaj të punojmë së bashku për të përmbushur detyrimet që kemi ndaj njëri tjetrit dhe vendit tonë. Të ndërtojmë shtetin e së nesërmes, më të fortë, më të drejtë dhe në shërbim të barabartë për të gjithë. Gëzuar e për shumë mot Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet tuaja”, me respekt, Ali Ahmeti.