Ahmeti: Transformimi i SIMO-së në Ministri për Sistem politik është çështje e kryer


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti thotë se transformimi i SIMO-së në Ministri për Sistem politik është çështje e kryer dhe nuk ka kthim prapa. Sipas tij, në këtë mënyrë i jepet më shumë legjitimitet dhe forcë si ministri për t’u jetësuar dhe materializuar të gjithë pjesën legjislative të marrëveshjes së Ohrit.

“Ky sekretariat të shndërrohet në ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve për arsye se kështu i jepet më shumë legjitimitet dhe forcë si ministri për t’u jetësuar dhe materializuar të gjithë pjesën legjislative të marrëveshjes së Ohrit, për të qenë sa më të suksesshme në zbatim dhe materializim të pjesës legjislative. Vetë Sekretariati nuk ka pasur imunitetin në propozimin dhe hartimin e ligjeve, kurse Ministria e ka këtë potencial”theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti

Lidhur me reagimin e Hazbi Likës dhe ish komandantëve tjerë të UÇK-së për këtë çështje, Ahmeti tha se mendimet ndryshe gjithmonë e kanë forcuar BDI-në.