Ahmeti: Nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, atëherë ne jemi gati


Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se BDI është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij edhe pse vendi për momentin ka për obligim realizimin e interesave më të mëdha strategjike, nëse të tjerët kërkojnë  atëherë janë të gatshëm për t’iu përgjigjur.

“Interes shtetëror në këtë situatë nuk është organizimi i zgjedhjeve parlamentare por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme t’i përgjigjet çdo përballje”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.