Ahmeti: NATO pret nga Maqedonia veprime të guximshme


NATO ka gatishmëri ka vullnet të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Kështu tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.

“Në këtë takim u theksua që vendi ynë duhet të gjej zgjidhje të pranueshme për palët, lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit që NATO inkurajon por nuk ndërhyn në përzgjedhje apo, përcaktim të ndonjë zgjidhje, apo emir të cilin palët duan ta arrin, gjatë negociatave”, tha Ahemti.
Ai poashtu tha se NATO pret nga Maqedonia që të veproj me guxim në drejtim të reformave në vend, jo vetëm që janë të domosdoshme për anëtarësimin në NATO, por është në domosdoshmëri dhe kërkesë e vet qytetarëve të vendit./Shenja/