Ahmeti do të largohet nga kreu i BDI-së, ja kur merret vendimi?!


Disa media maqedonase kanë lansuar lajmin se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të lëshojë fronin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Në emisionin në TV Alfa, Dame Çkatrovski, analist i afërt me qarqet e larta të LSDM ka theksuar se Ahmeti në qershor do të largohet nga posti i kryetarit të BDI-së.

Por nga ana tjetër, burime partiake për INA theksuan se spekulimet e tilla mund të lansohen, por se vendimin final e merr Ahmeti, që ende nuk ka shqyrtuar një gjë të tillë se kur do të tërhiqet. Një nga opsionet është që Ahmeti të tërhiqet pas pranimit të Maqedonisë në NATO, nëse ndodhë kjo në korrik, por nuk përjashtohet edhe gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Por gjitha këto zëra janë spekulime brendapartiake.

Ahmeti në disa intervista vetë ka pranuar se së shpejti mund të tërhiqet nga kreu i partisë që e themeloi pas demobilizimit të UÇK-së dhe se sipas tij, ka shumë figura në BDI që mund ta drejtojnë ate. BDI që nga themelimi i saj është subjekti gati i vetëm në rajon që nuk ka humbur zgjedhje dhe që nga themelimi i saj është në pushtet qendror dhe komunal. (INA)