Ahmeti dhe Zaev u dakorduan për kandidat të përbashkët për president


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe i LSDM-së Zoran Zaev para pak çastesh janë dakorduar për kandidat të përbashkët për president.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, theksoi Ahmeti.

Ndryshe, LSDM-ja të premten do të shpall emrin e kandidatit të përbashkët për president.