Agjencia për të rinj dhe sport mundohet të arsyetojë publikimet albanofobe


Pas lajmit për poezitë e publikuara nga Agjencia për të rinj dhe sport, me përmbajtje albanofobe dhe seksiste, nga kjo Agjenci shtetërore kanë reaguar duke u arsyetuar për këtë veprim të turpshëm dhe ofendues ndaj qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në kumtesën e ARS thuhet: “Në përmbledhjen e poezive të publikuara në projektin “Poetë të ri” është publikuar përmbajtje me elemente të diskriminit dhe nënçmimit. Zgjedhjen e poezive që publikohen e ka bërë komision i jashtëm, që duhej të bënte përzgjedhje të përshtatshme, ku ARS nuk ka mbikëqyrje mbi përmbajtjen.

Agjencia për të rinj dhe sport distancohet nga përmbajtjet diskriminuese dhe vlerëson se është e pahijshme. Në vijim është hetim për vërtetimin e fakteve dhe shkaqeve që kanë sjellë në publikimin e përmbajtjeve të këtilla, pas çka publiku do të informohet për masat dhe përgjegjësinë që do të ndërmerret.”/Telegrafi/