Administratorët do të marrin shtesa në pagë


Kontributet e pagave për avancim në karrierë për të punësuarit e administratës, edhe pse u tërhoqën para tre viteve, një pjesë e tyre nëpërmjet gjykatës kanë tentuar që t‘i marrin të hollat, duke vlerësuar se me Ligj u takojnë.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2016 ka pasur 186 raste aktive gjyqësore për këtë gjë, ku të punësuarit nën ombrellën shtetërore i kanë kërkuar të hollat që u takojnë sipas ligjit.

Një vit më vonë, numër më i madh i nëpunësve shtetërorë kanë marrë guximin andaj në gjykatë janë regjistruar 722 lëndë gjyqësore.

Para se numri i të ankuarve të arrijë një mijë, Qeveria ka vendosur të gjithë rastet e tilla t‘i zgjidh jashtë procedurës gjyqësore.

Grafika në vazhdim tregon se përveç kërkesave të të punësuarve në administratë, shteti do të duhet t‘i mbulojë edhe shpenzimet e tjera, për avokatë dhe përmbaruesë por edhe kompensimet për sigurim pensional.