Ademi: Në qoftë se Maqedonia nuk futet në NATO, atëherë do të kemi protesta sociale, ndoshta edhe etnike


Analisti Visar Ademi në emisionin “200” në Alsat-M, ku po debatohet për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe anëtarësimit të vendit në NATO, ka thënë se nëse vendi nuk do të bëhet pjesë e Aleancës rrezikon protesta sociale. Ai ka thenë se Maqedonia duhet te jetë pjesë e NATO-s, për të vazhduar projektet e saj.

“Në qoftë se Maqedonia nuk futet në NATO dhe nuk ka një far lloji të kapitalit të freskët të themi, atëherë do të kemi protesta sociale që pastaj mund të kthehen në protesta etnike. Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s, që të vazhdon me projektet e saja.