A do jetë pjesë e Qeverisë edhe PDSH-ja?!


Nga BDI jozyrtarisht thonë se kanë propozime kadrovike, por dilema është nëse njërin nga resorët t’ia lëshojnë PDSH-së

Venko Filipçe, neurokirurg dhe këshilltar i Shëndetësisë në Qeveri është propozimi i LSDM-së për ministër të ri të Shëndetësisë.

Avokati Aksel Ahmedovski që është nënkryetar i partisë për emancipimin e romëve është propozimi për ministër të ri pa resor i angazhuar për implementimin e strategjisë nacionale të romëve, njofton DW.

Mbetet që edhe BDI të bëjë të ditur propozimet për resorët që deri tani kanë udhëhequr kuadrot e saj, ndërsa kaluan në pushtetin lokal: ministri për investime të huaja dhe zv/ministër i Arsimit.

Nga BDI jozyrtarisht thonë se kanë propozime kadrovike, por dilema është nëse njërin nga resorët t’ia lëshojnë PDSH-së.

“Jemi të interesuar që edhe PDSH të participojë në Qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pajtueshmëri edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ka pajtueshmëri, ne do kishim liruar resor për kuadër të PDSH-së”, ka thënë funksionar i lartë i BDI-së.

Pritet që më së voni gjatë ditës së sotme të realizohen edhe konsultimet për këtë çështje.