Meta u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendum


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për “Albanian Daily Neës” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë “Pro” marrëveshjes. Ai ka thkesuar se marrëveshja e arritur mes Shkupit dhe Athinës për emrin hap një perspektivë të re drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe integrimit në BE si dhe ndikon drejtpërdrejt në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e datës 30 shtator dhe të votojnë pro marrëveshjes, për të çelur një kapitull të ri jo vetëm në dobi të integrimit të Maqedonisë, por edhe në të mirë të ardhmes së tyre në këtë vend.” – ka deklaruar presidenti shqiptar Meta.