“27 prilli”, Xhaferi identifikoi pesë persona


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në seancën gjyqësore identifikoi pesë persona, të cilit kishin marrë pjesë në sulmet në Parlament më 27 prill të vitit të kaluar.

Ai i njohu Stojan Pavlevskin, Andrej Micovin, Nikollçe Dimitrievskin, Kire Gjorgjievskin dhe Oliver Oshakovskin. Xhaferi theksoi se ata mes të parëve kanë hyrë në pres-qendrën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i kishin sulmuar deputetët.

Paraprakisht, Xhaferi, i cili sot në Gjykatën Penale dëshmoi për sulmin ndaj liderit dhe deputetit të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela në Parlament me 27 prill tha se personat të cilët kanë hyrë në Kuvend dhe pres-qendrën e Kuvendit janë kërcënuar se do t’i mbysin të gjithë dhe askush nuk do të dalë.

Seanca e sotme  gjyqësore për sulmin ndaj deputetit dhe liderit të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela, vazhdoi me dëshminë e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ndërsa pas tij në pyetjet e prokurorëve dhe mbrojtjes duhet të përgjigjet edhe deputeti Aleksandar Kiracovski./medial