22.000 denarë është shpenzimi mujor i një studenti në Maqedoni


21.410 denarë për studentë me participim dhe 22.435 denarë, për ata që studiojnë me bashkëfinancim, janë shpenzimet mujore të studentëve të Maqedonisë sipas hulumtimit i cili u realizua mbi 945 studentë në pesë universitetet shtetërore.

Nga këto shpenzime vetëm rreth 2.700 denarë, për studentët në kuotën shtetërore, respektivisht 3.700 denarë,  për ata me bashkë financim, janë lidhur drejtpërdrejtë me fakultetin.  Shpenzimet të tjera, nga gjithsej 19.000 denarë, janë për jetën e përditshme, transport, banim dhe shpenzime të tjera, tregon hulumtimi të cilin e realizuan nga Forumi Arsimor Rinor (FAR) dhe Shoqata e Analistëve të Rinj dhe Hulumtues (ShARH), transmeton Radiomof.mk.

Më shumë shpenzime, studentët e anketuar kanë për ushqim, kateteri, aktivitete sportive dhe kulturore dhe higjienë, mesatarisht nga 7.600 denarë.  Nga këto shpenzime, pjesa më e madhe bëjnë pjesë në ushqim, alkool dhe cigare, ndërsa më pak për libra, gazeta dhe aktivitete kulturore – argëtuese 4.615 denarë shpenzojnë për korrent, ujë, internet dhe telefon, ngrohje dhe mirëmbajtje, 4.500 denarë për banim dhe 2.000 denarë shpenzojnë për transport.

Autorët e hulumtimit i kanë kërkuar listën zyrtare të çmimeve për procedurat administrative të fakulteteve në pesë universitetet shtetërore.  Atë që e kanë konstatuar është se përveç në UKM, katër universitetet të tjera kishin lista të çmimeve të unifikuara për fakultetet e tyre.

“Thënë në mënyrë plastike, kjo do të thotë se studenti i Fakultetit Juridik në UKM dhe studenti në Fakultetin Dramaturgjik në këtë Universitet nuk kanë shpenzime të njëjta për shërbimin e njëjtë, të themi për paraqitjen e provimit.  Njëkohësisht, nga të dhënat vërejtëm se në UKM ka më shumë procedura administrative krahasuar me universitetet të tjera.  Këto procedura më shumë vërehen tek studentët e ciklit të parë të studimeve.  UKM ka 22 zëra më tepër, të cilat studentët i paguajnë në krahasim me UKO dhe 21 zëra më tepër krahasuar me USHT”, tha Aleksandra Filipova, një nga autorët e hulumtimit.

Hulumtimi tregon se nga shpenzimet në lidhje me studimet, 30% bëjnë pjesë në kurse plotësuese ose mësim privat për studentët. 17% e shpenzimeve janë për pajisje speciale, veshje ose materiale pune, ndërsa diçka nën 19% janë për seminare ekskursione të detzrueshme.

respektivisht, studentët si para xhepi, nga prindërit, puna ose bursa, në nivel mujor disponojnë me 8.900 denarë.  Pjesa më e madhe e tyre jetojnë me prindërit ose kujdestarët, të cilët paraqesin burimin e tyre më të rëndësishëm të financimit.  Më pak para kanë studentët e Kumanovës, ndërkaq më shumë ata të Tetovës.  Njëkohësisht, shpenzimet e studentëve më të larta janë në Tetovë, ndërkaq më të ulëta në Manastir.

Profesori Borçe Trenovski, nga Fakulteti i Ekonomisë pranë UKM, thotë se të dhënat hapin më shumë çështje për diskutim, por edhe mundësi për krijimin e politikave të sakta.

“Kreatorët e politikave duhet në mënyrë të detajuar të shohin këtë studim dhe të kuptojnë shprehitë e studentëve, nëse pinë duhan, nëse ushqehen shëndetshëm, vallë ushqehen në restorante, në mensë, pse nuk ushqehen në mensë?  Imagjinoni 40 përqind nuk shkojnë në kinema.  Pse ndodh kjo? Pse studentëve ju nevojiten orë plotësuese, kuadri arsimor nuk është i mirë ose nuk mjaftojnë orët në fakultet? Hulumtimi hap shumë çështje për diskutim dhe çdo konkluzë tërheq rekomandime të veçanta”, deklaroi Trenovski.

Studentët janë të mendimit se një nga opsionet më të mira për përmirësimin e standardit të tyre për punë studentore të paguar, e cila për momentin, në mënyrë sistemore, në institucionet shtetërore nuk është identifikuar, as që stimulohet bashkëpunimi me sektorin privat.  Njëkohësisht, si rrethana të volitshme të cilat do të kishin lehtësuar jetën, studentët i identifikojnë edhe transportin publik pa pagesë, por edhe kartelet për çmime të subvencionuara për ushqim dhe bileta për ngjarje kulturore.

Autorët e hulumtimit kanë konstatuar edhe më tepër rekomandime për institucionet ndërmjet të cilave janë përmendur ndryshimet ligjore, rregullimi i shpenzimeve për studentë dhe transparenca më e madhe e tyre nga universitetet, avancimi i mundësive për punësimin e studentëve, ushqim i subvencionuar në bufetë dhe objektet hotelerike, aktivitete kulturore – argëtuese në konviktet studentore dhe volitshmëri të tjera gjatë përdorimit të objekteve sportive.