2 Qershori, Zaev rikonstruon, VMRO proteston
Debati për rikonstruimin e Qeverisë do të fillojë saktë në përvjetorin e ndërrimit të pushtetit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të vazhdojë edhe ditën e ardhshme- kur VMRO-DPMNE duhet të mbajë tubimin protestues para Qeverisë.
Të premten më 1 qershor është caktuar seanca për zgjedhjen e njërit nga ministrat (ai për Kulturë) dhe rotacioni i propozuar i kuadrove në ministrinë e Drejtësisë dhe Arsim si dhe zgjedhja e disa zv/ministrave të rinj, mes të cilëve ka edhe nga BESA e Shkupit dhe PDSH-së si partner të rinj në Qeveri.
Rregullorja e Kuvendit mundëson që debati për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë të zgjas më së shumti dy ditë, që nënkupton se ndryshimi i kabinetit Zaev mund të vazhdojë edhe të shtunën më 2 qershor kur dhe është caktuar tubimi i opozitës para ndërtesës së Qeverisë.