13-Vjeçarja nga Shkupi mbytet në gropën me ujë


Një vajzë 13-vjeçare është mbytur në Komunën Ilinden, në një gropë të mbushur me ujë ku po ndërtohej objekti.

Tragjedia ka ndodhur në rrugën nr. 2 në vendin Biglla në lagjen Ilinden.

Ekipi i njësitit të zjarrfikësve i Qytetit të Shkupit është nisur drejt kantierit, por ndërkohë banorët e kanë nxjerrë trupin e vajzës e cila, me siguri duke luajtur, ka rënë në ujë dhe është ngulfatur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, transmeton Shenja.

Sipas deklaratave nga banorë të Ilindenit, vajza 13-vjeçare ka hyrë në gropën me ujë që ta nxjerrë vëllanë e saj dhe një fëmijë tjetër të cilët kanë rënë në gropë.

Banorët kërkojnë përgjegjësi nga firma që e ka ndërtuar objektin se pse vendi nuk ka qenë i siguruar.

Foto: Telma