125 punësime në ministrinë e mbrojtjes, mbi 30 vende të parapara për shqiptarët


Momentalisht, në ministrinë e mbrojtjes vazhdon të jetë I hapur konkursi për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionalë. Në këtë konkurs parashikohet punësim i mbi 30 ushtarëve shqiptarë. Zv ministri Bekim Maksuti thotë se deri në këto momente kanë arritur 50 aplikime nga shqiptarët. Të drejtë për aplikim, kanë të gjithë qytetarët të cilët vullnetarisht kanë mbaruar ushtrinë dhe persona të cilët nuk janë më shumë se 25 vjeç.

“Konkursi ka filluar m 31 korrik dhe vazhdon të jetë i hapur deri në fund të këtij muaji. Gjithsej deri tani kemi pothuajse 250 kandidatë të paraqitur, prej të cilave mbi 50 janë shqiptarë, ose mbi 25 % e të paraqiturve janë shqiptarë. Me këtë konkurs është paraparë punësim i 30, 31 ose 33 shqiptarë, por kemi vullnet të mirë që ky numër të zmadhojmë edhe më shumë në qoftëse arrijmë të përzgjedhim më shumë kandidatë shqiptarë të cilat do t’i kalojnë të gjitha testet. Me plotë vullnet dhe dëshir të njëjtat do ti pranojnë”, tha Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtjes.

Por edhe përkundër numrit të të paraqiturve, jo të gjithë do të bëhen pjesë e ARM-së. Kjo për faktin se kandidadët e paraqitur duhet paraprakisht t’i nënshtrohen testeve psiko-fizike dhe kontrollit shëndetësor. Ata duhet të tregojnë aftësi të larta fizike dhe psiqike dhe shëndet të plotë që të mund të jenë kandidatë potencialë për t’u përzgjedhur.

Dhe pikerisht testet kthehen në problem për pranim, pasi jo të gjithë ataqë paraqiten, arrijnë ti kalojnë testet. Maksuti apelon jo vetëm për paraqitje masovike të shqiptarëve në këto konkurse por edhe paraqitje të kandidatave cilësore të cilat do t’i kalojnë testet dhe në fund të bëhen pjesën e armatës.

“Së bashku me ju bëjë apel që të gjitha ata të ri dhe të reja të cilat janë të interesuar duan të kyçen në strukturat e foracave të armatosura të paraqiten sepse në vitin 2012 kemi bërë një ndryshim të ligjit për i cili parasheh që të gjithë ushtarët profesional të cilat do të pranohen edhe pas ndryshimit të kohëzgjatjes prej 45 viteve në armatë ata marrin statusin e nëpunësve shtetëror nuk humbin të drejtën të jetë të punësuar të përhershëm në Republikën e Maqedonisë”, tha Maksuti.

Interesim shumë i dobët i shqiptarëve është vërejtur në konkursin e fundit në Akademin ushtarake ku vetëm 8 shqiptarë janë kanë konkuruar për të ndjekur studimet profesionale ushtarake, dhe kjo gjë duhet ndryshuar thotë ministri Maksuti. Deri në fund të këtij viti parashikohet të hapet edhe një konkurs tjetër në ARM, për punësimin e grupit të tretë të ushtarëve profesional.