12 aksidente komunikacioni brenda ditës në Shkup


Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej 12 aksidente të cilat kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë prej aksidenteve është regjistruar vetëm dëm material.

Sipas raportit të policisë të SPB Shkup, 21 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 18 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 14 pa e marrë të drejtën e lejes për drejtimin e automjetit motorik dhe katër fillestarë.

Nga komunikacioni policia i ka përjashtuar dy automjete të cilët kanë qenë me defekte teknike dhe 14 automjete pasi nuk kanë qenë të regjistruara.

Në mënyrë të parregullt janë parkuar 110 automjete, ndërsa shërbimi i karrotrecit i ka larguar 62 automjete.

Policia i ka sanksionuar katër shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në semafor të kuq dhe një shofer i cili është rreshtuar në mënyrë jo të drejtë./Gazeta e Pavarur