​Fondi shëndetësor në Maqedoni, rriten kuotat për ilaçet


Rreth 500 barnatore në Maqedoni do të marrin rritje të barabartë të kuotave për ilaçe. Drejtori i Fondit Shëndetësor, Den Donçev theksoi se kjo vlen për barnatoret që kanë kontratë me Fondin. Sipas tij, në këtë mënyrë të gjitha barnatoret do të marrin kushte korrekte, meqë paraprakisht një person juridik ka marrë edhe deri 40 për qind të kuotës mujore për ilaçe nga të gjitha barnatoret tjera në vend.

“Tani presim që të siguruarit tanë të kenë qasje më të mirë deri te ilaçet gjatë tërë muajit në barnatoret në afërsi të vendbanimit të tyre”, tha Den Donçev, drejtor i Fondit për Shëndetësi.

Shuma maksimale e kuotës për barnatore do të jetë 650 mijë denarë. Barnatoret do të duhet të lëshojnë së paku 20 për qind ilaçe për të cilat të siguruarit nuk duhet të paguajnë shumë plotësuese.

Nga Fondi Shëndetësor njoftojnë se për vitin e ardhshëm janë paraparë 120 milionë denarë shtesë për ilaçe në llogari të Fondit.