Zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Berisha: Arritje e madhe


Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e ditës së djeshme të Kuvendit të Maqedonisë, i cili për herë të dytë miratoi ligjin për gjuhët, mes tyre edhe shqipen.
Berisha e shikon si një arritje të madhe këtë vendim jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.

Përmes një reagim në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se ligji i ri për gjuhët në shtetin fqinj do të rrisë stabilitetin e këtij vendi, transmeton Express.

“Votimi i trete i ligjit per perdorimin e gjere te gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare ne Maqedoni eshte nje arritje e rendesishme e shqiptareve ne kete republike, e kombit shqiptar ne teresi por dhe e demokracise, lirive dhe te drejtave demokratike dhe stabilitetit ne kete vend fqinj! Sb”, shkruan Berisha.

Kuvendi i Maqedonisë miratoi për herë të dytë ligjin për gjuhët, duke shpallur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Votimi i dytë u bë, pasi presidenti i Maqedonisë nuk pranoi që të dekretonte ligjin disa muaj më parë, por tanimë ky ligj hyn në fuqi menjëherë, por u dashur aprovimi i presidentit.