Zyrtari i LSDM-së thotë se Ilir Meta ka ardhur në Shkup për të rrëzuar Qeverinë e Zaevit, ja emri i tij!


Kandidati i LSDM-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale, Hadi Osmani, ka komentuar informacionet për qëndrimin e presidentit shqiptar, Ilir Meta në Shkup si dhe informacionet për takime sekrete që ai ka realizuar me këtë rast. Osmani qartë aludon se Meta ka bë negociata me VMRO-DPMNE-në për rrezimin e qeverisë Zaev, shkruan Gazeta Lajm.

“Mickovski tha se te merkuren prishet Qeveria. Mos mbaj shpresa kot te Ilir Meta por kshyr veten permiresoje nese do me mbijetu ne politike. Kjo Qeveri eshte zgjedhur nga qytetaret dhe nuk mund ta prishin mareveshjet e nates”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe gjatë vizitës së beftë në Maqedoni, për të cilën Osmani aludon se ka pasur qëllim të fshehtë për rrezimin e qeverisë Zaev, Meta është takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi.