Zyrtarët shqiptarë nderojnë jetën dhe veprën e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut


Qeveritarë, deputetë dhe kryetar komunash nga radhët e BDI-së, sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup vendosën lule dhe bën nderime para shtatores së Skënderbeut.

Ky shesh ishte nikoqir i shënimit të datës së madhe të për hirrë të heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Para shtatores së Skënderbeut në Shkup, morën pjesë shumë figura të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore të Maqedonisë, në mesin e tyre edhe lideri i BDIsë Ali Ahmeti.

“Sot fillojnë ditët e shënimit të 550 vjetorit të shënimit të vdekjes së heroit kombëtarë shqiptarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo figurë ka qenë frymëzim për të gjithë popujt e shtypur, dhe i njëjti mbetet figura qendrore dhe më emblematike për të gjithë popujt liri-dashes”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ndërsa për herë të Parë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë nën patronazhin e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi u organizua Akademi Përkujtimore për 550 vjetorit ë heroit kombëtarë shqiptarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.