Zyrtarët bullgarë: Maqedonia e Ilindenit, zgjidhje e mundshme


Zyrtarët e lartë bullgarë konfirmuan se “Republika Maqedonia e Ilindenit” është një nga opsionet që është shtuar në tavolinën e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës.

Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha se Ilindeni është pjesë e rëndësishme e historisë së përbashkët bullgare dhe maqedonase. Zaharieva, Minsitre e Jashtme e Bullgarisë

“Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të thotë për mua se ata pranojnë që ne kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, sepse kjo është pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare, është moment shumë i rëndësishëm edhe për ata”, deklaroi ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

Ndërsa ministri bullgar i Mbrojtjes tha se kryengritja e Ilindenit është një kryengritje bullgare.

“Kam dëgjuar se përmendet Maqedonia e Ilindenit, gjithashtu Maqedonia e Vardarit dhe e Veriut. Kryengritja e Ilindenit është një kryengritje bullgare, pjesë e historisë sonë të përbashkët”, deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes Karakaçanov. /alsat-m/