Zyrtare nga gjykata e Shkupit: 30 ditë paraburgim për Mitko Çavkov dhe të tjerë


Pas arrestimeve të djeshme me urdhër të prokurorit publik për rastin e 27 Prillit, gjykata themelore e Shkupit “Shkupi 1” ka marrë vendim që 5 të arrestuar të jenë në paraburgim për 30 ditë edhe atë: O.P, O.R., I.D, M.P. dhe M.Ç. deri në vendimin e rradhës në bazë të analizës së fakteve që do ti sjell prokuroria dhe mbrojtja. Për personat E.B dhe S.M gjykatësi ka vendosur që ti lë në arrest shtëpiak deri në vendimin tjetër të gjykatës pas analizës së fakteve.