Zyrtare: Nesër Zaev para liderëve prezanton opcionin për emrin e ri


Tashmë zyrtare kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka dërguar ftesë deri tek liderët e partive më të mëdha në vend për të realizuar takim tek Klubi i Deputetëve. Siç kumtoi vetë kryministri nga Ohri por edhe nga Qeveria, ftesa janë dërguar në adresë të Kryetarit Ivanov dhe kryetarët e të gjitha partive politike.

Takimi i liderëve vjen si nevojë për të diskutuar dhe prezantuar opsionin për të cilin kryeministri Zaev në Sofje deklaroi se është i pranueshëm për Greqinë dhe Maqedoninë.

Njëkohësisht për nesër qeveria greke paralajmëroi se do të kenë konsultim me kryetarin Prokopis Pavlopulos pikërisht për këtë opsion.

Burime qeveritare për “Nezavisen Vesnik” vërtetuan se opsioni për të cilin fliste Zaev është “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” dhe ky opsion do të diskutohet me liderët e të gjitha partive me qëllim që të arrijnë konsenzus të brendshëm politik dhe nëse i njejti pranohet nga partitë dhe kryetari Ivanov, do të zyrtarizohet.