Zyra për të drejtat e njeriut të KB-së kërkon hetim për vdekjen e Morsit


Rrethanat që sollën deri te  vdekja e ish presidentit egjiptian Mohamed Morsi duhet të pastrohen  nga ana e trupit të pavarur hetues, kumtoi zyra e KB-së për të drejtat e njeriut.

“Kushtet në paraburgimin e Morsit duhet të jenë pjesë e hetimit”, tha zëdhënësi i Zyrës së KB-së për të drejtat e njeriut Rupert Kolvin në Gjenevë,  dhe e theksoi  brengën për qasjen e të burgosurit deri te kujdesi shëndetësor adekuat, familja dhe avokatët  pothuajse gjatë gjashtë viteve aq sa ishte pas grilave.

Hetimin duhet menjëherë ta zbatojë organi i paanshëm i cili është i pavarur nga organi që e arrestoi”, shtoi Kolvil.

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, i cili dje vdiq gjatë gjykimit, sot ishte varrosur në fshehtësi në Kajro.

Lëvizja islamiste Vëllazëria myslimane mbrëmë kumtoi se vdekja e Morsit në tërësi është “vrasje” dhe u bëri thirrje egjiptianëve në mënyrë masive të marrin pjesë në varrimin e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në vend. Lëvizja bëri thirrje edhe në tubime para ambasadave të Egjiptit përreth botës.

Morsi dje vdiq nga sulmi në zemër gjatë gjykimit gjoja për spiunim.

Ahmet,  djali i Morsit sot në Facebook  publikoi se  babai i tij tashmë është varrosur në Kajro. Në varrimin kanë marrë pjesë vetëm anëtarët e familjes.

Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme pas vdekejs së Morsit shpalli situatë alarmante në vend dhe angazhon  numër plotësues të policëve. Gjithashtu është miratuar edhe plani “C”, i cili mundëson  ngritje të operacioneve kundër strukturave terroriste.