Zvërlevski shkarkohet nga Komisioni për falje


Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e shkarkoi ish-prokurorin publik shtetëror Marko Zvërlevski nga Komisioni për falje, konfirmuan për MIA-n nga Kabineti i Ivanovit.

Në vendin e tij u emërua prokurori, Voisllav Gavrovski.

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërsa do të publikohet në Gazetën zyrtare të RM-së.