Zoran Zaev: Lufta për të drejtat e punëtorëve është angazhimi ynë i përbashkët


Lufta për më shumë të drejta për punëtorët është angazhimi ynë parësor me qëllim që të ndërtojmë një Maqedoni të moderuar, të barabartë për të gjithë. Kështu nis telegramin e tij të urimit me rastin e 1 Majit kryeministri Zoran Zaev për qytetarët e Maqedonisë, transmeton MEDIAL.

Zaev gjithashtu në këtë telegram urimi thotë se është e drejtë bazike e njeriut që të jetë i sigurt në vendin e tij të punës, kurse reflektim i çdo shoqërie të moderuar është vlerësimi i punës për të gjithë në mënyrë të barabartë.

“Jemi të vendosur dhe të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, kurse kujdesi për standardin e punëtorëve është prioritet për ne. Ne jemi të gatshëm të përkrahim fuqishëm zhvillimin e kompanive vendore, pasi që vetëm punëtorët e motivuar mund të krijojnë një ekonomi të mirëfilltë, vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë një jete cilësore, rroga dhe pensione të mira, një Maqedoni të përparuar dhe të begatë”, ka shkruar kryeministri Zaev në urimin e tij me rastin e 1 Majit.

MEDIAL