Zjarri në Veles, Carovska: U ishte ofruar strehim, nuk pranuan

Pas kërkesës edhe të Megjashit për përgjegjësi edhe nga qendra për punë sociale në Veles pas zjarrit që përfundoi me djegien e tre fëmijëve, një grup inspektorësh nga ministria për punë sociale po hetojnë nëse ka pasur mundësi të evitohej tragjedia e rëndë.

Ministrja Carocka thotë se përgjegjësia e punonjësve social përfundon në momentin kur shfrytëzohet e drejta sociale dhe këtë të drejtë familja e ka shfrytëzuar. Sipas Carovskës, shërbimet sociale i kanë ofruar familjes strehim me qira para se të ndodhte fatkeqsia, por prindërit e kanë refuzuar. 5 ditë pas fatkeqsisë, ata sot pranuan strehimin me qira, pasi Baraka e tyre u shkrumbua nga zjarri.

Nga shërbimi për punë sociale në Veles, po përpiqen tu gjejnë zgjidhje të përhershme strehimi. Teona, Petari dhe Dragana, u dogjën të gjallë pasi prindërit I kshin mbyllur në barakën prej 10 metrash katrorë, pasi kishin shkuar të blinin gjësende në shitoren më të afërt. Ende vazhdon hetimi për të mësuar se sir a zjarri në një hapësirë ku nuk ka energji elektrike dhe nuk ka gjurmë ndezjeje zjarri nga Brenda, por edhe për të vërtetuar se si prindërit i lanë vetëm fëmijët e mitur.