Zjarr në një banesë në Aerodromin e Vjetër


Pasdite ka shpërthyer një zjarr në ë banesën e rrugës “Pandil Shishkov” nr. 8, në afërsi të poliklinikës “Jane Sandanski” të lagjes Aerodromi i Vjetër në Shkup.

Rezistenca për ngrohje është arsyeja për zjarrin që shpërtheu. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm është shkaktuar dëm material.

Zjarri është shuar nga Brigada Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit në të cilin kanë intervenuar tre automjete dhe nëntë zjarrfikës.