Zjarr në Jegunoc, është djegur objekti ndihmës, tre shtëpi janë djegur pjesërisht

Një objekt ndihmës tërësisht është djegur, ndërsa tre shtëpi janë djegur pjesërisht në zjarrin që rreth orës 12 e 20 minuta është denoncuar në Njësitin territorial Zjarrfikës se ka shpërthyer zjarr në Jegunoc, informoi komandanti Uka Aliti.

Sipas Alitit, zjarri është paraqitur pikërisht në obejtin ndihmës dhe është zgjeruar në shtëpitë dhe me intervenimin e sakrifikuar të zjarrfikësve, por edhe të banorëve të fshatit, si dhe policia, janë shpëtuar shtëpitë nga djegia.

Në zjarrin nuk ka të lënduar, ndërsa në shuarjen e  kanë marrë pjesë edhe automjete të Komunës Jegunoc.