Zjarr në burgun e Idrizovës, vdes një i burgosur


Nga zjarri i mbrëmshëm në burgun e Idrizovës ka humbur jetën një i burgosur i moshës 38 vjeçare me inicialet A.L. Është konstatuar se ka qenë i lënduar më rëndë dhe është dërguar menjëherë me automjet e ndihmës së shpejtë për në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, por mjekët e spitalit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të konstatojnë vdekjen e tij.

Grupi hetimor po bën të gjitha verifikimet për të zbuluar rrethanat të cilat kanë sjellë dhe shpërthimin e e zjarrit në ambientet e brendshme të burgut, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar në mjekësinë ligjore për kryerjen e autopsisë.