Zijadin Sela kërkon 30 milionë denarë dëmshpërblim


Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila e zhvillon procesin, në seancën e kaluar tha se debati kryesor do të vazhdojë më 8 shkurt, ku pritet deklarata të japin dëshmitarët dhe ekspertët.

Avokati i Ziadin Selës, raporton SHENJA, ka kërkuar dëmshpërblim prej 30 milionë denarë (487,804euro) për mjekimin, torturat, lëndimet trupore dhe torturat psiqike.

Në formë të dëshmitarit edhe Ziadin Sela do të jep deklaratë.
Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Në seancën paraprake që u mbajt më 26 janar të gjithë dhjetë të akuzuarit për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela u prononcuan të pafajshëm.

Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë dhe se këtë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtejme.

Përfaqësuesi i Prokurorisë Publike në fjalimin hyrës tha se në këtë lëndë gjykohet vetëm një aspekt nga ngjarjet në Kuvend më 27 prill që ka mundur të rezultojë me vrasjen e deputetit Zijadin Sela. Përmbajtja e tërësishme kriminale e ngjarjeve në Kuvend, sipas prokurorisë, nuk përfundon me veprim që është lëndë e kësaj akuze. Sipas prokurorisë, rrethana e vetme që e ka shpëtuar Selën nuk ka qenë hamendja e të akuzuarve, por ajo që ai më nuk ka dhënë shenja jete.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, u lëndua rëndë gjatë hyrjes dhe dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Për ngjarjet në Kuvendin e RM-së tashmë janë shqiptuar aktvendime gjyqësore për dy lëndë. Në të parin, nëntë persona pjesëmarrës në dhunën fituan dënime me burg, ndërsa në rastin e dytë Pançe Angelov, sulmuesi i Radimilla Shekerinskës u dënua me burg prej katër vjetësh.
Në vijim është procedura hetuese edhe për lëndën që e hapi Prokuroria Publike për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” për të cilin dyshohen 36 persona.