Zidane i tha “Lamtumirë” Real Madridit


Mund të konsiderohet padyshim si dorëheqja e vitit në botën e futbollit: Zinedine Zidane i ka dhënë fund qëndrimit të tij në stolin madrilen, duke zgjedhur të vetëlargohet vetëm pak ditë pas fitoi të tretin Champions radhazi, që kur morri drejtimin e klubit mbretëror 29 muaj më parë.

Ai la pagojë dhe vetë presidentin Fiorentino Perez që tha se nuk ishte gati për të ndërruar trajner.

“Duket e çuditshme, por ky është momenti i duhur për t’u larguar. Skuadra duhet të vazhdojë të fitojë, është koha për ndryshim, një drejtim i ri dhe një tjetër trend pune”, tha Zidane.

Zidane e morri stolin e Realit në janar 2016 duke zëvëndësuar Rafael Benitezin.

Ndonëse nuk shkëlqeu në La Liga, Zidane arriti t’i mbajë madrilenët triumfatorë në Champions League me tre tituj të fituar radhazi. /tesheshi.com/